Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç vizituan sot ekspozitën “FOREVER FREE UKRAINE”, ku dëshmohen gjurmët e agresionit të Rusisë mbi Ukrainën përmes ekspozimit të objekteve të luftës, sendeve personale dhe fotove të ushtarëve dhe civilëve, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërsa pa nga afër dëshmi tronditëse të kësaj lufte, Rama la një shënim në Librin e Shënimeve të vendosur në ambientet e kësaj ekspozite.“Bota ta ndalojë këtë tmerr dhe Ukraina të dalë e rilindur prej tij!”, shkroi kryeministri Rama në Librin e Shënimeve.
Rama dhe Abazoviç udhëtuan mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë.Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Më herët sot, Kryeministri vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.

Në vijim, kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Rama, kryeministrit Abazoviç dhe presidentit Zelenskyy.

Kryeministri Rama do të takojë gjatë ditës kryeministrin e Republikës së Ukrainës, Denys Shmyhal dhe më pas kryetarin e bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.//
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit