Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Seven”. Transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 55-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e tjera të Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Seven”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Në lagjen nr.2, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin H. Ç., duke transportuar me automjetin “Volvo”, 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që përdorte shtetasi H. Ç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./sarandanews.al///.
ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private