Kryetari i Akademisë së Shkencave Skëndër Gjinushi i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, është shprehur për herë të parë në lidhje me marrëveshjen për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Kreu i Akademisë së Shkencave, nuk e sheh problemin tek menaxhimi i parkut, por tek pjesa e hulumtimit. Në këtë pikë, thotë Gjinushi, në vëzhgim të parë është një tejkalim i institucioneve shqiptare të cilët kanë të drejtën ekskluzive që të kryejnë hulumtime. Sipas Gjinushit, një fondacion i caktuar mund të marrë përsipër menaxhimin, por jo shkrimin e historisë.‘Shoh një problem atje, pasi në esencë pasi hulumtimi është një e drejtë ekskluzive që u jepet institucioneve shqiptare ku përfshihet edhe Akademia e Shkencave. Në vëzhgimin e parë ka një tejkalim një mosrespektim të këtij rregulli ligjor. Një mënjanim të institucioneve! Këtu e shoh problemin kryesor. Është tjetër menaxhimi dhe tjetër hulumtimi.
Kur dikush merr përsipër që dhe fondacione të caktuar mund të menaxhojnë, pra e marrim për ta menaxhuar, por jo për të shkruar historinë. Historia është për ta shkruar institucionet jo ai që e merr për ta manaxhuar.E quaj të tepërt që hyhet në këtë debat, pasi fjalën këtu duhet ta thonë institucionet specialistët që janë marrë me studimin e historisë së Butrintit.Historia e siteve kryesore arkeologjike është shumë e qartë. Flasin vetë studimet arkeologjike për të gjitha periudhat. Roli ynë është që këto tua servirim të jenë të njohura duke krijuar turizmin kulturore.’- tha Gjinushi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI