uvendi ka rrëzuar dekretin e Ilir Metës për Parkun e Butrintit me 72 vota kundër 27 pro dhe 2 abstenim. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas Presidentit cënon interesin e shqiptarëve.
Sjellim në vëmendje se 2 ditë më parë, mes debateve Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e kreut të shtetit që kthente për riishqyrtim marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion i krijuar enkas nga Ministria e Kulturës dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Argumentat e presidentit janë se kalimi i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit tek ky fondacion jo vetëm është antikushtetues, por shkel dhe një sërë konventash ndërkombëtare. Përfaqësuesi ligjor i Metës jo vetëm kërkon pranimin e dekretit, por dhe hetim parlamentar për këtë çështje.
Në të njëjtën anë qëndron dhe opozita që mbështet dekretin e presidentit. Por që sot, nga 63 deputetë të saj, vetëm 27 kanë qendruar në seancë që ta mbështesin Presidentin.
Por mazhoranca i hedh poshtë këto argumenta dhe pretendon se presidenti vijon ta përdorë politikisht zyrën e tij për të goditur shumicën.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI