Qeveria është duke prezantuar sot nismën për amnistinë fiskale në një konsultim publik edhe me përfaqësues të biznesit. Por Komisioni Evropian dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë kanë shprehur shqetësim. Kryeminsitri Edi Rama ka një përgjigje për ndërkombëtarët: Mungesë respekti. Ai tha se në fund të fundit janë pronarët evropianë që i kanë paguar shqiptarët ndër vite në të zezë.
‘Kemi ndjekur me shumë vëmendje kritikat kundër amnistisë. Për këtë arsye unë kam ftuar bashkë me mua zv sek e këshillit të ministrave e cila është në të njëjtën kohë edhe juriste për të bërë një paraqitje të shkurtë r të këtyre kritikave më thelbësore dhe të versionit tonë në raport me këto kritika. Unë dua të them ca gjëra që mbase nuk u prekën.
Dua t’iu kujtoj të gjithave së pari ju dhe ndërkombëtarëve
Bota është në luftë, Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria i ka marrë një vendim, me një kosto shumë të lartë, një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limiti të caktuar, do të bëhet i papërballueshëm. Kjo faturë e cila po i afrohet 500 euro për megavat para 50 që ishte para luftës, të mos reflektohet në faturën e energjisë dhe familje e dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para?
Ndërkohë që ne jemi të vetëdijshëm që paketa jonë e parë për më të prekurit nga inflacioni nuk e ka zgjidhur të gjithë hallin, por halli vazhdon. ideja e amnistisë është ide e vjetër dh asnjëherë nuk është materializuar. Shqipëria aso kohe kur ka qenë në praktikë amnistia s’ka qenë në kushte t e duhura nga ana strukturore. Ne nuk e kemi menduar sot e kemi menduar që ditën e parë 9 vjet të shkuara. Por se kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha siç nuk i kishte ardhur koha kanabisi mjekësor. E bëmë pasi na ra një gjëme e madhe në kokë siç ishte tërmeti.
Të vish në Shqipëri e të thuash se amnistia nuk është e pranueshme kjo është një mungesë respekti, partnerëve dhe miqve u them: respekti reciproke është A -ja e punës sime në funksion të republikës së Shqipërisë. Me respekt mund të bëhet çdo kundërshti dhe ide. ‘- tha Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI