SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama për akuzat ndaj UÇK-së: Kërkojmë t’i themi botës që ishte një maskaradë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk kishte fakte nëse pas sulmit kibernetik të nisur ndaj Shqipërisë, ishte apo jo Rusia, dhe se ai nuk do të ngrinte akuza pa pasur fakte, por solli në vëmendje se akuzat e ngritura për trafikim organesh në Kosovë, u nisën nga Rusia dhe zëdhënës të saj.

Gjatë konferencës për mediat në Bruksel, Rama tha se lidhur me këto akuza u bënë hetime në Kosovë dhe Shqipëri, por nuk u gjet asnjë fakt, madje as dyshime.

“Sot nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje, por e di që një histori fatkeqësisht jo të mirë të trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo dikush tjetër, dhe nga zëdhënësa rus. Çfarë mund të them, është që duke parë akuzat, nuk ka asnjë fakt, zero, apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve dhe siç e vutë re, kjo gjykatë, e Hagës është krijuar në bazë të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport plot me gjepura që ka sjellë pikërisht këtë lloj gjykate speciale në jetë. Dhe në një farë mënyrë, hetime pas hetimesh, janë bërë të pavarura nga çdo lloj ndikimi dhe nuk solli asgjë“, deklaroi kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, dhe ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavský, në Bruksel.

Rama bëri të ditur nuk ka asnjë prove të kushedi sa hetimeve që ka pasur ndonjë trafikim të organeve njerëzore të organizuar nga udhëheqja e ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

“Por tani çfarë ne kërkojmë është ti themi botës se kjo ishte një maskaradë dhe kjo maskaradë nëpërmjet një sasie të pallogaritshme balte, hedhur ndaj një shtetit të pavarur, si Kosova dhe të gjithë luftës çlirimtare, nuk është akuzë, janë fakte. Nuk ka asnjë prove të kushedi sa hetimeve që ka patur ndonjë trafikim të organeve njerëzore të organizuar nga udhëheqja e ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Kosova ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjthë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta përshtjellojë në një mënyrë tjetër, deklaroi kryeministri Rama.///

error: