Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të shembë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje në Dhërmi.
Sipas IKMT, sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 2160 metër katror.
Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit ku do të vendosen 30 kilogramë lëndë eksplozive.
IKMT informoi se shpërthimi do të kryhet në orën 15.00.
Inspektorët e IKMT së bashku edhe me Policinë e Shtetit, kanë marrë masat për lajmërimin e banorëve në afërsi të objektit si dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI