Rruga nr.1 ne Sarande ose “Rruga e Flamurit” nga sot, do te sherbeje edhe si shetitore por pas ores 17.00 te mbremjes. Ne nje njoftim zyrtar per mediat, bashkia theksoi se “nisur nga data 5 qershor 2020, çdo ditë, prej orës 17:00-01:00, do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në “Rrugën e Flamurit”, si dhe në segmentin e shetitores përpara Bar “Limani”.
Bllokimi do të bëhet pasi këto segmente do të jenë të aksesueshme vetëm për këmbësorë. Bashkia njofton gjithashtu bizneset të marrin masa për të realizuar veprimtarinë e tyre në kushtet e reja.
Ky njoftim vjen pasi më herët, është njoftuar se Bulevardi te shetitorja “Naim Frasheri “dhe Plazhi i Centralit, do te jene të bllokuar per publikun dhe turistet nga punimet e kompanise Fusha shpk
Zvarritja dhe ndërprerja e shpeshtë e punimeve ne rehabilitimin urban të shëtitoren buzë detit në Sarandë, i ka revoltuar shpesh banorët e qytetit gjatë kohëve të fundit.
Në te paktën dy raste përfaqesues te firmes “Fusha”, sipermarrese e investimit buxhetor per rivleresimin urban te shetitores, kane qenë të detyruar te bejne spjegime publike në prani të zyrtarëve bashkiakë pas protestave te grupeve te qytetareve.
Por asnjëherë deri më sot, “Fusha” nuk ka patur guximin te dale ne nje konference te saj per mediat dhe te sqaroje problematikat, dyshimet, akuzat ndaj saj per ndotje te detit me inerte, etj,.
%
ME SHUME LAJME
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër
Të dielën, Nivica rikthen protesën për Kakomenë
“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj