SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rama: Edicioni i 11-të i “Turtle Fest” vjen në Dhërmi këtë fundjavë

Në bregdetin e Jonit këtë fundjavë do të zhvillohet “Turtle Fest”, festivali kushtuar muzikës elektronike.

Ky festival është një ndër më argëtuesit jo vetëm për pushuesit, por dhe për adhuruesit e zhanreve të ndryshme muzikore.

Kryeministri Edi Rama tha se “Turtle Fest vazhdon traditën e festës dedikuar muzikës elektronike në vitin e 11-të në brigjet e detit Jon, duke bashkuar mijëra të rinj në plazhin e Drimadhës këtë fundjavë, më 14, 15 dhe 16 korrik, gjithçka nën sloganin “Feels Like Home”.

Gjatë 3 netëve në Drimadhes do të ketë muzikë, spektakël nga DJ më të famshëm nga gjithë bota. Të rinjtë pjesëmarrës do të shijojnë muzikën, natyrën dhe pamjet spektakolare të rivierës shqiptare.///

error: