Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do të jenë të larta dhe kohëzgjatja e orëve me diell do të mbizotërojë në të gjithë territorin si rezultat i depërtimit të masave ajrore me origjinë Afrikane.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në majat e maleve në orë e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 25/37 | Diell |
| Kukës | 20/36 | Diell |
| Lezhë | 21/36 | Diell |
| Dibër | 19/35 | Diell |
| Durrës | 24/38 | Diell |
| Tiranë | 27/37 | Diell |
| Elbasan | 24/39 | Diell |
| Berat | 22/38 | Diell |
| Vlorë | 24/36 | Diell |
| Korcë | 18/34 | Diell |
| Gjirokastër | 17/34 | Diell |
| Sarandë | 20/36 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade