Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimt Rural, Frida Krifca inspektoi në Sarandë ecurinë e punës së taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin e operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit, tregtimit, bareve, restoranteve dhe hotelerisë.
Krifca bëri të ditur se në 12 qarqet e vendit me 100 inspektorët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit po verifikohet zbatimi i standardeve të sigurisë ushqimore.
“Në Sarandën e bukur, plot vizitorë vendas e të huaj ku bashkë me Oltin dhe ekipin e Task Forcës për Sigurinë Ushqimore për sezonin turistik veror, kemi rritur vigjilencën për të mbrojtur shëndetin e pushuesve që janë edhe më të shumtë në numër këtë vit”, tha Krifca.///
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!