SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Në ditën e tretë të Eventit kombëtar “Saranda 2023”, në anijen turistike “LOUIS”, bëhet vlerësimi i artizanëve.(Fotokolazh)

Në ditën e tretë të eventit kombëtar Panairi i 11-të i Suvenireve Turistike me Qasje Mjedisore, “Saranda 2023”, u bë vlerësimi i artizanëve.

Ceremonia është organizuar nga AJMMI dhe Bashkia në mjediset e anijes turistike “LOUIS”, duke përcjellë te artizanët ndjesinë e kënaqësisë së veçantë romantike, në Gjirin e detit të Sarandës.

Përveç dhjetra artizanëve nga vise të ndryshme shqiptare si Shkodra dhe Berati, Saranda, Prishtina, Gjakova dhe Prizreni, Gjirokastra, Tepelena, etj., në këtët ceremoni ijste e pranishme dhe përshëndeti në emër të Presideneit të Panairit të 11 Kombëtar, Kryebashkiakut Oltion Çaçi; shefja e Kabinetit në Bashkinë e Sarandës, Eliana Shkurti.

Më pas, në emër të Stafit të Agjencisë AJMMI , artizanët i falënderoi drejtuesi i kësaj organizate, Shkëlqim Hajno, i cikli shpërndau edhe Çertifikatata e Mirënjiohjes si dhe Çmimet e Jurisë për punimet më të mira të artizanatit të dorës me qasje mjedisore.

Nga ana e saj, Eliana Shkurti, i vlerësoi mbi 80 artizanët shqiptarë të Panairit të 11-të kombëtar “SARANDA 2023”, si ambasadorë të kulturës dhe turizmit që sjellin me duart dhe shpirtin e tyre vlera te mirëfillta të traditës shqiptare duke qenë një vlerë e shtuar e turizmit në Sarandë.

Çmimi i Parë për artizanin më të spikatur ga ana e Jurisë së Panirit iu akordua dy artizaneve të talentuara gjirokastrite, Motrave Koçollari që përfaqësojnë prej tetë vitesh subjektin “AN’ART”- Motrat Koçollari.

Ceremonia vijoi me prerjen tradicionale të tortës “SARANDA 2023” dhe njël koktejl festiv i cili nisi nl anijen “LOUIS” dhe vijoi në mjediset e Panairit në shëtitoren “Naim Frashëri”///sarandaNews.al///

error: