SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit për ditën e martë, ulje temperaturash dhe reshje shiu

– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Më pas duke filluar kryesisht nga orët e mesditës mot kryesisht me diell, por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit, parashikohet mot përsëri me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe shpejtësi 12-18m/sek. Lokalisht parashikohet erë problematike.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër20/34Re shi / diell
Kukës17/33Re shi / diell
Lezhë18/33Re shi / diell
Dibër17/35Re shi / diell
Durrës20/34Re shi / diell
Tiranë22/34Re shi / diell
Elbasan20/34Re shi / diell
Berat17/35Re shi / diell
Vlorë20/32Re shi / diell
Korçë16/30Re shi / diell
Gjirokastër14/33Re shi / diell
Sarandë18/33Re shi / diell
error: