Kryeministri Edi Rama ndau një shkrim nga media prestigjoze franceze “Le Figaro”, e cila e cilëson Shqipërinë si një destinacion i kësaj vere.
Rama shprehet se “Le Figaro” iu servir lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve.
Kreu i qeverisë theksoi se, Shqipëri, me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor, i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo.
“Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është padiskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
1 nga 2

ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI