Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot në një postim në rrjetet sociale ndaj deklaratave të kryetarit të grupit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha, i cili u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së se, parlamenti nis punimet me një aleancë të re mes kryeministrit Edi Rama, kreut të PSD, Tom Doshi dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Basha u shpreh në një reagim se, “aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve”.
Basha nënvizoi se, Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin.
“Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret”, theksoi Basha.///
ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë