Më 31 gusht 1935, lindi në Paris piktori, studiuesi, arkitekti dhe shkrimtari Maks Velo.
Fëmijërinë do ta kalonte në Korçë. Me të mbaruar gjimnazin, Maksi nisi studimet në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, pranë Institutit Politeknik. Më pas u specializua për arkitekturë. Në vitin 1960 ka marrë pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë dhe më pas ka punuar pranë byrosë së projektimit të kryeqytetit. Vitet `78-`79 ishin më të vështirët të jetës së tij, pasi u arrestua dhe u dënua me 10 vite burg.
Ai ka vuajtur dënimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjallërisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.
Velo është autor i një sërë botimesh si “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele” etj.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell material mbi diskutimet në mbledhjen e organizatës së Lidhjes së Shkrimtarëve, ku flitet për Maks Velon.///



ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror