Më 13 shtator të vitit 1907 lindi Dhimitër Pasko, i njohur prej publikut të gjerë me emrin e artit Mitrush Kuteli. Nisi edukimin në qytetin e lindjes, në Pogradec, për ta vazhduar më pas në Selanik të Greqisë. Në vitin 1928 nisi studimet në Rumani për shkenca ekonomike, por njëkohësisht ndoqi kurse të ndryshme letrare dhe gjuhësh të huaja.
U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë “Diplomam Magnam cum Laudæ” në Universitetin e Bukureshtit. Por Pasko njihet fare pak për veprimtarinë e tij në sektorin bankar, ku shërbeu si konsulent teknik i Bankës Qendrore Shqiptare që prej vitit 1943.
Popullaritetin e fitoi nëpërmjet penës së spikatur në letërsi, në gazetari dhe në përkthim. Po ashtu, Kuteli ishte mbledhës i foklorit shqiptar të shpërndarë në shekuj e vise.
I spikatur për pikëpamjet e tij demokratike, ai nuk mund t’i shpëtonte dorës së hekurt të diktaturës. Burgoset në vitin 1947 me akuzën armik i popullit me 5 vjet heqje lirie. Një pjesë të dënimit e kreu në kampin e Vloçishtit në Maliq. Do të lirohej nga burgu më 1949, pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë.
Kushtet në të cilat do të ndodhej pas lirimit nuk do t‘i jepnin atij mundësinë e botimeve, duke i mohuar kështu shprehjen e talentit të tij në letërsi. Deri vonë ai do të merrej me përkthime duke gjetur në këtë mënyrë një ngushëllim.
Disa prej veprave të tij do të konfiskoheshin dhe do të humbnin përgjithmonë. Mitrush Kuteli ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare, më 4 maj 1967, duke lënë pas vepra të një gjuhe të pasur dhe personazhe të pavdekshëm.
Akademia e Shkencave i akordoi titullin e lartë “Nderi i Akademisë”, për trashëgiminë e pasur që i la qytetërimit shqiptar.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit