Aktiviteti “Rinia Sarandë” do të organizohet më 22 shtator 2023, ora 10:00 – 14:00 në pedonalen e Qytetit Sarandë.
“Rinia Sarandë” synon të krijojë një rrymë të re informimi për të rinjtë e qytetit, veçanërisht maturantët, duke i prezantuar me mundësi lokale dhe kombëtare arsimimi, trajnimi dhe profesionalizimi, si edhe mundësi praktikash pune dhe punësimi. Eventi risillet si format për t’u afruar me grupe të reja rinore dhe për të mundësuar bashkëpunime të tjera me aktorët dhe institucionet lokale.
Burime zyrtare nga Bashkia bënë të ditur se Panairi realizohet me ndërtimin e stendave për secilin të ftuar i cili do të ofrojë për të rinjtë njohuri dhe mundësi. Stendat, si pika informacioni do të qendrojnë të hapura përgjatë paradites teksa të rinjtë qarkullojnë nëpër qytet.
Çdo kënd i panairit është menduar si një dritare optimale për të rinjtë, me informacione praktike dhe në përputhje me kërkesat e tregut.
Agjenda:
11:00 – 12:00 – Mirëseardhja për të rinjtë (Kryetari i Bashkisë Sarandë; Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi)
12:00 – 14:00 – Këndet e ngritura së bashku me materialet promocionale, do të qëndrojnë të hapura për të rinjtë dhe pjesëmarrësit nga ku secili prej tyre do të ketë mundësinë të marrë informacione të nevojshme rreth institucionit, bizneseve apo aktorëve të tjerë për ndërlidhjen me tregun e punës dhe mundësive që ata ofrojnë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade