-IKMT ka bllokuar mesditën e sotme mjetet e Fabrikës së tullave në Krekëz të Sarandës, pasi kryenin aktivitete të paligjshme pranë argjinaturë së lumit Kalasë.
Sipas burimeve bëhet me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative është arritur të zbulohen sot dy mjete të rënda në tokë bujqësore shtet të ndodhur pranë argjinaturës së lumit Kalasë që punonin duke marrë baltë për tulla pa dokumentacionet përkatës.
Menjëherë është bërë denoncimi në polici ku kjo e fundit ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve të rënda Ermir Thoma dhe Romeo Llolli.///
ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë