Nga Shkëlqim HAJNO
Me Bobin, një kafshë e dashur dhe paqësore në lagjen nr. 4, lidhet historia e një çifti holandez


që banoi si rezident prej disa vitesh në Sarandë, qytetin e preferuar të tyre në Shqipëri dhe iu desh të largoheshin me ngut në pikun e pandemisë globale nëpërmjet Qafë Botës drejt Greqisë e më tej në vendin e origjinës.

Ishte një ikje dramatike si ikjet e hebrejve vitet ‘30-’40 nga Gjermania…që nuk mund ta merrnin në rrugëtim të gjithë pasurinë e shtëpive dhe dyqaneve të tyre.
Por, në çastin e kalimit në traun e Doganës në Qafë Botë nga pala shqiptare, çifti i larguar me ngut, u kujtua se për Bobin, nuk kishin marrë me vete asnjë dokument.
Atëhete çifti u pikëllua dhe iu lut një polici dhe një doganieri shqiptar që t’u bënte një nder dhe

t’u jepte besën se do ta plotësonin kërkesën e tyre që ishte si nje amanet:

Ta merrnin me vete Bobin dhe ta linin në Lagjen e nr.4 (Kodër) në Sarandë, në lagjen e tyre ku banuan për disa vite. Punonjësi i doganës dhe polici i Sarandës e mbajtën fjalën e dhënë . E lanë Bobin pranë një


lokali në unazën e Kodrës.
Nga ajo ditë, megjithëse kanë kaluar mbi tre vite, Bobi qëndron në pritje të të zotëve që do të kthehen
ndoshta një ditë, në pragun e lokalit “Oxhaku”, aty ku të zotët e tij darkonin ose drekonin dhe ai i
priste qetësisht te pragu.
Ede, nuk dihet çka ndodhur me shtetasit e moshuar holandez. Por Bobi qe pronarët e disa lokaleve e thërrasin edhe Bubi, ende i pret, si ai qeni i Filmit te bukur “Haciko” që na preku
të gjithëve.


Pronarët fisnikë të lokaleve në Kodër e ushqejne rregullisht dhe ai qëndron paqësor, i vaksinuar dhe i sheh të gjithë ne sy ata që hyjnë e dalin prej lokalit dhe sikur i pyet me trishtimin
e tij: “O njerëz të mirë! Mos i patë vallë zotërinjët e mij?!…”/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.