Aktorja e famshme, Angelina Jolie, në postimin e fundit, në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh edhe në gjuhën shqipe. Libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato” është publikuar edhe në shqip.
Jo vetëm kaq, në postimin e saj, Angelina ka përmendur edhe Shqipërinë e Kosovën.
“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, shkruan Jolie.
Postimi është shoqëruar edhe me hashtag-un #Njihnitëdrejtattuaja.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI