SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Ndahet nga jeta Petrit Metushi, këngëtari i shquar i këngës labe dhe monofonisë.

Këgëtari i shquar, zeri i fuqishem i monofonisë dhe kenges labe Petrit Metushi, 96 vjeç, u nda nga jeta disa orë me parë, në Vergo të bashkisë Delvinë.

Ai e përjetësoi emrin e tij me disa interpretime të rralla duke i kënduar plagës sociale të emigrimit, etj.

Në albumin e pasur të këngtarit, e rrallë për nga interpretimi dhe dramaciteti i vargjeve popullore, mbetet kenga “Venë me këmb e vin pa kokë”, dedikuar ikjes masive te shqiptarëve në Europë pas viteve ’90.

Petrit Metushi do te kujtohet si nje zë unikal vokal në interpretimin e elegjisë monofonike labe, mbërritur deri në ditët tona prej thellësisë së shekujve, duke pasqyruar realitete dhe drama sociale të kohëve moderne.

Ai është autor i librit me këngë popullore ” Gurra gurgullon me ligje, herë si birbil e herë si qiqe”.

Poeti i shquar Xhevahur Spahiu duke vlerësuar Petrit Metushin shkruan:

“Artistët që ngjiten në skenën e Kalasë janë njerëz të thjeshtë, ata nuk kanë mbaruar ndonjë shkollë arti. Po prej tyre ka shumë ç’të mësojë shkolla e artit, çdo poet e kompozitor, çdo piktor e koreograf. Njeri i thjeshtë është Petrit Meushi nga Saranda, por këngën e këndon plot pasion. Nëna e tij ka krijuar melodinë….”

Petrit Metushi është vlerësuar me titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikes si dhe me disa Çmime të tjera në nivel lokal dhe kombëtar . Ai ishte pjesëmarrës në disa Festivale Folklorike Kombëtare.

Petrit Metushi ishte edhe mik i gazetareve dhe njerëzve të mediave. SARANDANEWS.AL i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Petrit Metushi. U prehtë në paqe shpirti i tij fisnik! /sarandaNews.al////

error: