Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me masa ajrore relativisht të lagështa.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit dhe shtrëngata afatshkurtra lokale përqendruar në relievet kodrinore-malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/28 | Diell re |
| Kukës | 12/25 | Diell re shi |
| Lezhë | 21/29 | Diell re |
| Dibër | 13/24 | Diell re shi |
| Durrës | 20/32 | Diell re |
| Tiranë | 19/31 | Diell re shi |
| Elbasan | 20/32 | Diell re shi |
| Berat | 16/32 | Diell re shi |
| Vlorë | 20/29 | Diell re shi |
| Korçë | 17/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/30 | Diell re shi |
| Sarandë | 19/28 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi