Nisën sot në Sarandë punimet për rivitalizimin e rrugëve “Skënderbeu” dhe “Mitat Hoxha”, nga FSHZH.
Në një njoftim zyrtar bëhet i ditur ndryshim ne sensine qarkullimit.
Në zbatim të kontratës për zbatimin e projektit “Përmirësim i Integruar Urban e Turistik i Sarandës” ku pjesë e kontratës janë: Rivitalizimi i Rrugës “Skënderbeu”, Rivitalizimi i rrugës “Mitat Hoxha”
ju bëjmë me dije se nga data 04.10.2023 në Rrugën Skënderbeu kemi këto ndryshime në qarkullimin e automjeteve:
Prej Sheshit “Muharem Rushiti” deri tek kryqëzimi i rrugës “Abedin Dino” me rrugën Adem Sheme (kryqëzimi i ish maternitetit),segmenti për efekt të sigurisë teknike dhe sociale gjatë kryerjes së punimeve do të bllokohet plotësisht.
Qarkullimi do të kryhet në dy sense në rrugën “Adem Sheme” (përbri zyrave të ASHK).
Qarkullimi do të kryhet në dy sense në rrugën Jonianët (përbri tregut të fruta perimeve).
Janë të lutur bizneset dhe qytetarët të marrin masat përkatëse mbi këto ndryshime në qarkullimin e qytetit!///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026