SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Borsh. (Himarë).Kultivoi bimë narkotike, ndalohet 58 vjeçari.

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Borsh.

Vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Komisariati i Policisë Himarë, pas disa muajsh hetime të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjeshta”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit H. B., 58 vjeç, banues në Borsh, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura gjatë kontrollit nga Policia, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Borsh, Himarë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///

error: