SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë, 17 tetor 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale te pakta kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet mesatar dhe te larte në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje  me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 7-10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër13/16Re shi
Kukës8/11Re shi
Lezhë12/14Re shi
Dibër7/9Re shi
Durrës15/20Re shi
Tiranë14/19Re shi
Elbasan15/18Re shi
Berat14/21Re shi
Vlorë14/20Re shi
Korçë9/10Re shi
Gjirokastër9/19Re shi
Sarandë15/20Re shi
error: