Vijon sot e gjithë ditën “memecllëku” i sinjalistikës në rrugët Ura e Gajdarit Krane, Shijan-Shelegar, etj,.

Mungesa e sinjalistikës në këët akse rrugore në proces rehabilitimi ose përfundimi, është burim aksidentesh, pohojne burime nga policia rrugore.

Por Autoriteti Rrugor Shqiptar me përjashtim të vendosjes së tabeles me ngjyrë të verdhë me të dhënat mbi investimin, kompaninë sipërmarrëse te rruges dhe afatin, i “ka larë” duart me çështjet e tjera. Akset kalojnë në fshatin Shelegar dhe Vrion dhe mungesa e sinjalistikës është një “shteg” për aksidente me jete njerëzore.

Në këto akse me fluks të lartë trafiku automobilistik, drejtuesit e automjeteve ecin kuturu, sidomos natën kur nuk duket e nuk shfaqet gjëkundi ndonjë tabelë sinjlaistike as vertikale e as horizontale./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.