SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie. Përkujtohet atdhetari Gjerasim Qiriazi

 Më 18 tetor të vitit 1858, lindi në Manastir atdhetari Gjerasim Qiriazi.

Rilindasi dhe shkrimtari Qiriazi, ishte themeluesi i Kishës Ungjillore të Korçës dhe i shoqërisë “Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë”. Së bashku me të motrën, Sevastinë, përgatiti në vitin 1892 projektin për hapjen e Shkollës së Vajzave dhe të Shkollës të së Dielës në Korçë. Në nëntor të po atij viti, botoi numrin e parë të gazetës së shoqërisë që themeloi “Letra e Vëllazërisë”.

Shkroi në gjininë e vjershës dhe të këngës. Për shkak të angazhimit të tij, më 17 janar 1893, u bë objektiv i një atentati të pasuksesshëm. Ndërroi jetë më 2 janar të viti 1894 në moshën 35 vjeçare. Në vitin 1987, Qiriazit iu dha titulli “Mësues i Popullit”, ndërsa në vitin 1992, iu akordua titulli “Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton “formulën” që udhëhoqi Qiriazin në veprimtarinë e tij kushtuar fesë dhe atdheut: “Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë”.///

error: