SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Java e Vullnetarëve në Vjosë”, Rama: Një iniciativë në mbrojtje të natyrës dhe eksositemeve të rralla

Nga Eva XHOKAXHI

 “Java e vullnetarëve në Vjosë” ka mbledhur bashkë vullnetarë nga Shqipëria, por edhe nga disa vende të botës, për të pastruar e gjelbëruar territorin ku kalon lumi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për pastrimin e Vjosës, në të parin lumë të shpallur Park Kombëtar në kontinent dhe në të fundin prej lumenjve të egër në Evropë.

“Këto janë disa momente nga Java e Vullnetarëve në Vjosë të cilët u mblodhën bashkë jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga vende të tjera të botës, për të pastruar dhe gjelbëruar lumin”, u shpreh Rama.

Kryeministri vuri në dukje se kjo është një iniciativë për t’u përgëzuar, në mbrojtje të natyrës dhe eksositemeve kaq të rralla siç edhe Vjosa, jehona e së cilës për t’u shpallur Park Kombëtar i kaloi kufijtë e Shqipërisë, duke marrë vëmendjen e gjithë botës

“Java e Vullnetarizmit për Vjosën” nisi në Urën e Badëlonjës në Përmet ku grupet e vullnetarëve, pasi bënë pastrime të brigjeve përreth urës vazhduan pastrime edhe në territore të tjera të brigjeve duke përdorur edhe kanoet.

Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra, rrjedh nga shpatet e mbuluara me pyje të maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë. Ai u shpall park kombëtar më 13 mars të këtij viti.

Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.///

error: