/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell. Në orët e para të 24-orëshit si dhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshje shiu të herëpashershme me intensitet te ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/22 | Re shi diell |
| Kukës | 12/22 | Re shi diell |
| Lezhë | 11/20 | Re shi diell |
| Dibër | 9/18 | Re shi diell |
| Durrës | 14/26 | Re shi diell |
| Tiranë | 14/24 | Re shi diell |
| Elbasan | 14/25 | Re shi diell |
| Berat | 13/25 | Re shi diell |
| Vlorë | 13/23 | Re shi diell |
| Korçë | 10/20 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 10/25 | Re shi diell |
| Sarandë | 15/22 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota