Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli sot në vëmendje faktin se Shqipëria ka nisur punën e gjatë voluminoze për ta bërë edhe Parkun Kombëtar të Vjosës pasuri botërore të UNESCO-s, siç e meriton lumi i fundit i egër në Europë.
3 Nëntori është Dita Ndërkombëtare e Rezervave të Biosferës, të cilat mbrohen nga UNESCO nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.
Ministrja theksoi se “këtë Ditë duhet ta kujtojmë edhe në Shqipëri”.
“Për t’iu shtuar kështu rezervateve të tjera të biosferës, siç janë liqenet e Pogradecit dhe Prespës që kthehen në kartolinat më të domethënëse prezantuese të Shqipërisë dhe modelit të bukur të ekuilibrit mes natyrës dhe turizmit”, tha ajo.
1 nga 4

ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore