– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë e vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet fillimisht me vranësira të dendura cilat vijnë gradualisht në përçarje. Duke filluar prej orëve të para të ditës dhe deri në mesditë, përgjatë ultësirës parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe hera-herës i lartë.
Reshjet priten të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonën verilindore, priten reshje të dobëta bore.
Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe bëhen të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-12m/s, ndërsa në bregdet jugor dhe lugina era me shpejtësi 16m/s. Valëzimi në dete parashikohet i lartë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/17 | Re shi diell |
| Kukës | 9/17 | Re shi diell |
| Lezhë | 12/17 | Re shi diell |
| Dibër | 7/18 | Re shi diell |
| Durrës | 13/15 | Re shi diell |
| Tiranë | 13/17 | Re shi diell |
| Elbasan | 12/19 | Re shi diell |
| Berat | 11/20 | Re shi diell |
| Vlorë | 14/19 | Re shi diell |
| Korçë | 8/13 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 9/17 | Re shi diell |
| Sarandë | 12/18 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos