Aksident në aksin Kardhiq – Delvine, ne afersi te tunelit. Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga E.P, duke qenë rruga e lagur nga shiu ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me trafikndarëset.
Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili është plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit në Sarandë. Nga ekzaminimet në spital për 57 vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të vertebrës së qafës. Për rrjedhojë eshte nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimin për shkaqet e aksidentit.///

ME SHUME LAJME
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave