Kryebashkiaku i Sarandes Oltion Çaçi, priti ne nje takim Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Blendi Klosi në kuadër të turit për dialog me qeverisjen vendore. Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiaku Oltion Çaçi ka zbardhur detajet nga takimi
POSTIMI I OLTION ÇAÇI : Patëm kënaqësinë të mirëprisinim Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor, dhe Z. Blendi Klosi në kuadër të turit për dialog me qeverisjen vendore.
Diskutuam së bashku për rëndësinë e Sarandës si kryefjala e turizmit Shqiptar dhe nevojën për investime të mëtejshme në funksion të zhvillimt të qëndrueshëm turistik, për projektet e rëndësishme që janë në zbatim, dhe projekt- idetë për ndërhyrje në infrastrukturë që do të vijnë në ndihmë për përballimin me sukses të fluksit të sezonit të ardhshëm turistik. Shprehëm dëshirën dhe vullnetin reciprok për një bashkëpunim
të suksesshëm për arritjen e rezultateve maksimale në dobi të qytetit.”///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI