Festa e Pavarësisë në Sarandë ka kulmuar sot paradite në shëtitoren “Naim Frashëri” buze detit, ku dhjetera qytetarë, të zgjedhur lokalë, etj, kanë bërë homazhe dhe kane vendosur lule ne vendin e ngritjes edhe në këtë qytet të flamurit kombëtar 111 më parë.





Homazhe dhe buqeta me lule në vendin e ngritjes simbolike të flamurit kombëtar janë bërë nga Bashkia, këshilli bashkiak, në emër të kryebashkiakut Oltion Çaçi, nga kreyetari i Këshillit Bashkiak Asaf Stroka, nga degët e PS dhe PD, nga komiteti i veteranëve të Luftës, institucione dhe organizata të ndryshme, etj,.





Në këtë ceremoni homazh dhe në momente të tjera të festës ka qenë i pranishëm sot edhe Nënprefetki i Sarandës, Kristo Kiço./sarandaNews///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri