SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Këshilli bashkiak i Sarandës organizoi dëgjesë publike me gazetarët për rregulloren “Marrëdhëniet me publikun dhe median”

SARANDË/ = Këshilli Bashkiak i Sarandës organizoi të mërkurën një dëgjesë publike me gazetarërt për rregullorenMarrëdhëniet me publikun dhe median”

Në takimin që drejtohej nga këshilltari Mehmet Nelaj, kreu i komisionit për rregulloret  dhe  zvkryetarja e  këtij Këshilli, Dafina Allkushi, morën pjesë gazetarë të mediave vendore audiotelevizive  dhe portaleve që editohen në këtë qytet si dhe gazetarë rezidentnë të disa mediave qëndrore në Sarandë.

I pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i  Bashkisë Sarandë, Eleron Gjoni.

Në takimin kosultativ me njërëzit  e medias Mehmet Nelaj trajtoi rëndësinë e një draftrregulloreje që paraqitet për herë të parë dhe që normon marrëdhëniet e vendimarrësve lokale me publikun dhe mediat.

Në emër të shoqatave të gazetarëve, Degës së Unionit të Gazetarëve  dhe shoqatës së Gazetarët Profesionistë Jonianë,  bënë vlerësime dhe rekomandime konkrete  Thoma  Nika dhe Shkëlqim Hajno.

Shpresa Dine,  Limoz Didani, etj, adresuan  çështje që idhen me transmetimni e seancave live të Këshillit Bashkiak, dëgjimin e zërit të njerëzve të medias nga vendimarrësit, etj,.

Gazetarët e vlerësuan si një nëvojë zbatimin e një rregullore të tillë por adresuan  për më tepër akses të medias në procesin e vendimarrjeve  lokale.

Keshilltari, jurist, Gjergji Ymeraj, u ndal ne disa interpretime juridike adresuar problematikave qe lidhen me mediat dhe keshillin bashkiak.

Gazetarët  vunë në dukje se salla  aktuale e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak në Sarandë, pamundëson  pjesëmarrjen si të publikut po edhe të mediave dhe vetë përfaqësuesve të Bashkisë, për shkak të madhësisë së saj.

Kjo ishte dëgjesa e parë publike  që bëhët me njerëzit e mediave në Sarandë, pas gati rreth  tri dekadave të funksionimit të këshillave bashkiake në qytetin bregdetar. ///R-SR///

error: