Një ngjarje e rëndë në kufijtë e absurdit ka ndodhur në Portin e Barit në Itali, me protagonistë shqiptarët.
Në një nga makinat që do të vendosej në traget, ishte trupi i një njeriu, që ishte vendosur në mjet sikur të ishte ndonjë mall. Trupi i tij i pajetë ishte llogaritur që të bënte linjën nga Bari drejt Shqipërisë, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Siç shkruhet në mediat në gjuhën italiane, për fat të mirë pas ngjarjes nuk fshihet ndonjë ngjarje kriminale. Thjesht, shqiptarët nga Kosova që kishin marrë trupin e pajetë nga Italia, po tentonin që ta dërgonin trupin e njeriut që kishte ndërruar jetë për në Kosovë, ku dhe do e varrosnin.
Duke injoruar çdo rregull shtetëror, shqiptarët nga Kosova kishin ngarkuar trupin e pajetë në makinë, në një mënyrë të pazakontë. Fatkeqësisht për ta, pas kontrolleve policore, u gjet trupi i pajetë në bagazh të automjetit, teksa mjeti po tentohej të hipej në traget, bashkë me kufomën.
Ndaj dy shqiptarëve nga Kosova që tentuan të ngarkojnë kufomën në tragetin e linjës Bari – Durrës u mor masë administrative. Autoritetet italiane morën masa, dërguan trupin e pajetë të shqiptarit në morg dhe transporti i kufomës do të bëhet konform të gjitha ligjeve e rregullave të shtetit fqinj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI