Gjatë vitit 2024 , Saranda do të ketë një Qendër Mirëseardhje, njohur ndryshe edhe sot si ‘terminal’, apo agjenci udhëtarësh.
Mungesa e kësaj infrastrukture pritëse e përcjellëse ne Sarandë, ka shkaktuar mjaft problematika në lëvizshmërinë sot kaotike dhe tejet të ngarkuar të qytetit turistiik.
Kjo mungesë është adresar shpesh në dëgjesa të ndryshme publike, por deri dje kjo problematikl sië thonë në Sarandë ishte varur për zgjidhje ‘në degën e Rrapit’.
Lajmi për nisjen nga puna të objektit Qendër Mirëseardhje e Sarandës u bë i ditur nga Shefja e Kabinetit në Bashki, Eliana Shkurti gjatë një prononcimi për SARANDANEWS.AL,
Shefja e Kabinetit Shkurti u shpreh se “Nje nder investimet me te rendesishme qe tashme ka filluar eshte ndertimi i “Qendrës se Mirëseardhjes”, zhvillim i cili shihet si pjese e zgjidhjes se levizshmerise urbane te integruar me transportin publik dhe vendeve te parkimit publik, por edhe Sherbimeve publike te cilat parashikohen të shoqërojne këtë ndërtim. “
Mësohet se objekti i mësipërm do të realizohet në rrugën hyrëse të qytetit, në krahun e majtë të aksit dalës nga Saranda/sarandaNews.l///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror