– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të jenë kryesisht re të mesme dhe të larta si dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimesh.
Në mesditë deri pasdite parashikohen reshje të dobëta shiu në formë pikash kryesisht përgjatë relieveve kodrinore – malore të vendit.
Parashikohet mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 9 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/21 | Diell re |
| Kukës | 7/17 | Diell re shi (i dobët) |
| Lezhë | 11/20 | Diell re |
| Dibër | 6/17 | Diell re shi (i dobët) |
| Durrës | 9/21 | Diell re |
| Tiranë | 10/21 | Diell re shi (i dobët) |
| Elbasan | 8/20 | Diell re shi (i dobët) |
| Berat | 8/22 | Diell re |
| Vlorë | 10/19 | Diell re |
| Korçë | 5/15 | Diell re |
| Gjirokastër | 6/21 | Diell re |
| Sarandë | 8/21 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Finalizohet operacioni policor “Vjeshta” kundër narkotrafikut, ndalohen 20 shtetas.
SARANDA MIRËPRET PANAIRIN E 14-t MBARËKOMBËTAR TË SUVENIREVE MIQËSORE ME MJEDISN –
Pushteti nuk merret me vezë, por me vota