SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deklaratat e Metës, Basha: Asnjë përshtypje deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se, “politikanët e vjetër nuk e kanë thjesht betejën me PD, por mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar”. Basha reagoi ndaj deklaratave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta sipas të cilit “dihet kush mbahet peng për të dëmtuar opozitarizmin”.

“Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar”, shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale. “Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve”, nënvizoi Basha.

“Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja”, tha Basha. “Personalisht nuk impresionohem nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman”, tha Basha./(Nga Gjergji MIMA///

error: