SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Fushat magjepsëse të Dropullit, kultivuar me drithëra/ në këtë vend nuk përbëjnë lajm

 Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga fushat magjepsëse të Dropullit të mbjella me drithëra, dëshmi sipas tij “e punëve të mira që në këtë vend nuk përbëjnë lajm”.

“Mirëmëngjes nga fushat magjepsëse të Dropullit, në fermën mbresëlënëse të kultivimit të drithërave, të cilën në këtë vend ku punët e mira nuk bëjnë lajm me siguri nuk e keni parë ndonjëherë”, tha Rama.

Garantimi i ujitjes dhe kullimit të këtyre tokave është jetik për nxitjen e prodhimit bujqësor.

Ndërsa ndoqi procesin e korrjes së grurit në një prej sipërfaqeve të mbjella në Dropull, ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural, Blendi Çuçi shprehu mirënjohjen për të gjithë familjen fermere që i është kushtuar bujqësisë në këtë dimension.

“Bashkë me kryetarin e bashkisë Dropull kemi bërë një projekt për kanalin i cili është nga ana e rrugës është kullues dhe nga ana tjetër është vaditës, që ta hapim, dhe t’i vijmë në ndihmë që mos të vuaj asnjë sekondë për ujë kjo fushë e bukur”, tha ai.

error: