Nga Shkëlqim HAJNO
Kur sheh “ndërtimin” e ri në sheshin kryesor dhe të vetëm në qendër të qytetit turistik të Sarandës, më saktë: në ISH SHESHIN “Nënë tereza” financuar nga FSHZH në kuadër të një projekti të rijetësimit të integruar urban të këtij qyteti; pas një habije urbane të beftë, të lindin disa pyetje:
Në rashfin urbanistik, arkitektonik dhe social.
– Në një shesh relativisht të vogël të qytetit, ndryshe edhe qendra apo epiqendra e tij, që, ka një histori (aq sa e ka) të banorëve të vet në breza; përse, duhej në mënyrë artificiale, të ngrihej një volum i tillë, në vend që të krijoheshin edhe më tepër hapësira të lira edhe ne drejtim të detit, i cili mund të rrokej nga syri që nga kjo qendër.?
-Përse lipsej një intensitet i tillë ndërtimor, apo, një agresivitet me këtë ngrehinë?
-Arkitektura, medoemos duhet të flasë. Po kujt i flet kjo gjë e stërmadhe e bardhë, shkallë- shkallë si një piramidë, që ka mbirë bash në epiqendrën historike të qytetit, duke ‘vrarë’ raportet hapësinore publike?!
-Në dëgjesat parake publike, dikur në Bashki, nuk u fol për “gjetje” dhe prurje të tilla.
-Për çfar i marrin specialistët e FSHZH banorët e Sarandës, me të gjitha shtresëzimet sociokulturore e historike? Mos i pandehin se janë ca eskimezë nomadë që, një ditë prej ditësh, befas, u shfaqën buzë Gjirit të Sarandës?
-Doemos, investimet e projektit të cituar më sipër si në lagjen nr.4 (Kodër), me fasadat, mozaikët e rrugëve, janë të mirëpritura, POR, mos i fyeni banorët e Sarandës zotërinj, si më sipër, në këtë fare feje!
Ndaleni pak arrogancën dhe, në analizë të fundit, afishimi në një tabelë i të dhënave të parashikuara me ligj edhe për objektin e fokusuar më lart, nuk është një çështje fakultative, dhe, ca më pak, çështje qejfi e dëshire! //sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.