Nga Eva XHAJANKA
Vaji i ullirit shqiptar është vlerësuar me çmim prestigjoz ndaj 483 markave ndërkombëtare që u testuan në eventin “PREMIO BIOL 2024” në Itali. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cilësoi këtë çmim një vlerësim ndërkombëtar për produktet Made in Albania.
“Kompania Shkalla, tha ajo, me një eksperiencë 14-vjeçare në fushën e prodhimit të vajit të ullirit, ka arritur të bëhet një emër i njohur në tregun ndërkombëtar, duke fituar një çmim prestigjioz në “PREMIO BIOL 2024” në Itali. Përballë 483 konkurentëve, prej të cilëve 53 nga bota, 130 europianë dhe 300 italianë, Kompania “Shkalla” u vlerësua me çmimin “EXTRA GOLD MEDAL” si dhe “BIOL ALBANIA””.
“Kjo arritje dëshmon vlerësimin dhe besimin në rritje për produktet “Made in Albania” në skenën ndërkombëtare, duke përçuar një mesazh pozitiv për cilësinë dhe përkushtimin e prodhuesve shqiptarë”, tha Denaj.///






ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri