Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë jugore falë aktivitetit të Anticiklonit Afrikan.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe i nxehtë si dhe sasi të lartë të pluhurit me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut.
Era pritet të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugore e lugina dhe relievet e larta malore në orët e mesditës era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive 8-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 24/39 | Diell |
| Kukës | 22/39 | Diell |
| Lezhë | 22/37 | Diell |
| Dibër | 20/39 | Diell |
| Durrës | 23/39 | Diell |
| Tiranë | 26/40 | Diell |
| Elbasan | 24/41 | Diell |
| Berat | 22/41 | Diell |
| Vlorë | 23/38 | Diell |
| Korçë | 22/36 | Diell |
| Gjirokastër | 20/40 | Diell |
| Sarandë | 23/38 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade