Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e djeshme.
Armand Nelaj 52 vjeç nga Saranda, humbi jetën pas një shpërthimi që dyshohet të ketë ardhur nga bombula e tij e oksigjenit. Incidenti ndodhi në afërsi të Portit Detar të Sarandës.
Sipas dëshmitarëve, Armand Nelaj ishte duke u zhytur, kur ndodhi shpërthimi fatal. Ai u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët po udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës. Menjëherë pas mbërritjes në port, zhytësi u mor nga ambulanca për t’u dërguar në spital. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve intensive të mjekëve, Armand Nelaj nuk arriti të mbijetojë.
Pas marrjes së njoftimit për incidentin, Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike. Hetimet aktualisht janë të përqendruar në përcaktimin e shkakut të shpërthimit.
Në këtë moment të vështirë, Sarandanews.al i shpreh familjes Nelaj ngushëllimet më të thella në këtë dhimbje të madhe për humbjen Armandit, djalit te tyre të shtrenjtë ! ///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror