Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtmit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët më pas shtim gradual vranësirash mesatare dhe hera-herës në relievet kodrinore – malore deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore dhe zonat luginore pranë relieveve malore të vendit në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 5-7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/36 | Diell re pak shi |
| Kukës | 17/34 | Diell re pak shi |
| Lezhë | 22/35 | Diell re pak shi |
| Dibër | 17/32 | Diell re pak shi |
| Durrës | 23/36 | Diell re pak shi |
| Tiranë | 23/35 | Diell re pak shi |
| Elbasan | 22/35 | Diell re pak shi |
| Berat | 20/35 | Diell re pak shi |
| Vlorë | 22/33 | Diell re pak shi |
| Korçë | 18/30 | Diell re pak shi |
| Gjirokastër | 17/33 | Diell re pak shi |
| Sarandë | 23/33 | Diell re pak shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI