Sot në Sarandë zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Burime zyrtare të këtijn Këshilli bëlnë të ditur axhendën e kësaj mbledhje.
Ju njoftojmë se ditën e hënë më datë 28.10.2024 ora12:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015, neni 53 pika 4), me këtë rend dite:
- P/vendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6 % për muajin Shtator 2024”.
- P/vendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Shtator 2024 ”.
- P/vendim“Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Agjensisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe trajtimit me prioritet të procedurave administrative të papërfunduara për legalizimin e ndërtimeve pa leje në zonat me prioritet zhvillimi urban dhe zonat informale të banimit në Bashkinë Sarandë” .
- P/vendim “Për miratimin e një shtese në numrin e punonjësve të aparatit të Bashkisë Sarandë” .
- Raport mbi ecurinë e sezonit tuistik 2024 dhe problematikat e vërejtura.
- Analizë për transportin publik.
- Informacion në lidhje me zbatimin e Vendimit të Këshillit Bashkiak Nr.8 datë 27.01.2023.
- Ndërkohë, mbledhjet respektive të komisioneve përkatëse kanë qenë sipas këtij kalendari:
- MBLEDHJET E KOMISIONEVE
- Komisioni i barazisë gjinore dhe mirëqënies sociale, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Tetor, ora 10:00.
- Komisioni i shërbimeve publike, transportit do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Tetor, ora 12:00.
- Komisioni i çështjeve juridike, rendit dhe sigurisë publike, do të zhvillojë mbledhjen në datë 24 Tetor, ora 13:00 .
- Komisioni i turizmit, do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Tetor, ora 9:00 .
- Komisioni i zhvillimit urban, planifikimit të territorit dhe infrastrukturës do të zhvillojë mbledhjen në datë 25 Tetor, ora 10:00.
- KRYETAR
- ASAF STROKA
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI