Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi i shoqrëruar edhe nga shefja e Kabineti tij, Elianja Shkurti u takua sot me gazetarë dhe njerëz të mediave.

Gjatë këtij takimi, përmes një bashkëbisedimi ai informoi mbi projektet në zhvillim dhe ato që do të nisin gjatë vitit 2025.
Sipas Çaçit, viti 2025 do të shënojë prokurimin dhe nisjen e punimeve për projektin e ri të rrugës numër 6 në Sarandë e cila do të ketë si pjesë integrale edhe një tunel dalje nga qyteti në afërsi të guroreve aktuale të Volloderit (rruga Sarandë-Himarë).

Vlen të shënohet se ky projekt, ka qenë premtuar, inicuar dhe promovuar nga Oltion Çaçi në zanafillë të fushatës së tij elektorale në Sarandë, si një mundësi dhe vizion për një qytet me funksionalitet bashkohor.

Çaçi ju përgjigj një varg pyetjesh për disa projekte në proces zbatimi dhe te tjera që do të nisin. Ai vuri në dukje se gjatë 2025-ës do të përfundojë terminali i autobusëve në Sarandë në rrugën hyrëse të qytetit dhe do të vihet në punë me një koncept bashkohor lidhur me komunitetin e banorëve, ekokampusi në lagjen nr.1. i nisur dhe i lënë në mes disa vite më parë.


Lidhur me godinën e kinoteatrit të Sarandës, i mbyllur disa vite më parë për shkak të amortizimit ekstrem, ai prëmendi se fondet e bashkisë janë aktualisht të pamjaftueshme,por pritet që që financim nga dikasteri qëndror i kulturës, të vihet në efiçencë për rehabilitimin tërësor të këtj institucioni me rëndësi të veçantë për jetën kulturore.
Një tjerë institucion kulturor që pritet të nisë së investuari është muzeu i ri i resurseve detare i cili do t’i shtohet Sarandës., si një atraksion i munguar. Ky muze do të ndërtohet në godinën e ish materniteti të vjetër të Sarandës, duke i dhënë fund hamendësimeve dhe duke i sjellë qytetit dhe vizitorëve një, atraksion të munguar.
Por gjatë këtij takimi pas pyetjes së një gazetari, nuk u konfirmua premtimi zyrtar i qeverisë se, pas përfundimit të aeroportit të Vlorës, do të nisë ai i Sarandës.
Takimi i kryebashkiakut Oltion Çaçi me gazetarët dhe njerëz te medias në Sarandë, ishte një përmbyllje simbolike e një tradite shumëvjeçare bashkëbisedimi dhe dialogu kryebashkiak-njerëz të mediave,(Fotot: Studio BALANI) /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit