Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime nga shtetasit për pasaporta.
Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetorë në të gjitha zyrat e “IdentiTek”.
Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 – 10:00 të mëngjesit.
Punonjësit e zyrave të “IdentiTek” më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.
Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar.(Marseda QEFALIA).///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI