Mbi 150 000 aplikime janë kryer në Platformën Elektronike për Regjistrimin e votuesve nga jashtë që prej datës 11 janar.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur mbrëmjen e sotme se, deri tani në PER janë 123,186 zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim.
Janë 94,671 zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa dhe 27,284 zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa.
Zgjedhësit unikë të cilëve u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë pa limit deri në datën 4 mars 2025.
Celibashi fton të gjithë shtetasti shqiptarë në diasporë të nxitojnë të aplikojnë për t’u regjistruar si votues nga jashtë deri në datën 4 mars 2025. /j.p/

ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private